VILLA NOVARE Valpolicella Classico
Tenuta-s Villa Novare në Valpolicella Classica është historikisht më e bukura në të gjithë zonën e
Verona-s; si dhe ndërthurja e vreshtave me pyjet ka gjetur një ekuilibër natyral perfekt.
Zona e mirënjohur, varietetet, mosha dhe ekspozimi i vreshtit i japin vecanti kësaj vere, prodhuar
me varietetet Corvina e Rondinella të kodrave të zonës Villa Novare.
VARIETETI : Corvina e Rondinella me sistem mbështetës gujot me rreth 5000 rrenje/ha.
ZONA E PRODHIMIT : Terren marmo-gelqerore në shtresa gurësh marmor, që ndihmojnë në
drenazhim.
VERERIMI: Vjelja bëhet me dorë javën e tretë të shtatorit dhe pas një seleksionimi të kujdesshëm,
rrushi i nënshtrohet procesit të shtrydhjes e zbrujtjes së gjatë; pastaj fillon procesi i fermentimit të
ngadaltë në temperaturë rreth 20º C.
Villa Novare Valpolicella Classico stazhonohet në vaska qelqi për 8 muaj dhe 3 muaj ne shishe.
KARAKTERISTIKA ORGANO SHIJORE: Valpolicella Classico Villa Novare është verë me ngjyrë të
purpurt të thellë, e dendur, e shprehur dhe e larmishme: me aroma ribes-i, kumbulle, vishnje dhe
erëzash. Në shije rikthehen aromat e frutave të pjekura me lekurë te kuqe, freskia, erezat dhe
violat e thata. Kjo verë është e plotë ne trup, me qendrueshmeri e larmi.
Këshillohet të përshtatet me sallamra te stazhonuar, pasta me strukture, gatime mishi te kuq e
djathra.
Reviews
There are no reviews yet.