Roero Arneis
Ky varietet është nga më të hershmit në zonën e Piemontes (Bric Renesio) dhe është e mundur që emrin ta ketë marrë ngaqë është një varietet i vështirë për të prodhuar verëra me vazhdimësi të mirë për arsye të karakterit të tij ndonjëherë të pakontrollueshem.
Rrushi vilet me dorë dhe pas nje selektimi të kujdesshëm,fillon procesin e vinifikimit në temperaturë të kontrolluara (max 19ºC). Pas qartësimit të lëngut me anë të procesit të ftohjes, vera qëndron për rreth 6 muaj në fuci inoxi dhe pastaj futet ne shishe.
Është verë me ngjyrë kashte në gjelbëroshe, me strukturë të mirë, e shprehur, e larmishme në aroma të fresketa frutash e lulesh. Në shije paraqitet e thatë, e freskët, minerale, me trup te mirë dhe shume e qëndrueshme. Keshillohet të përshtatet me gatime të guackorëve, levrekun e furrës, me perime, gatimet e mishit të pulës, e djathëra me pastë të butë.
Prodhohen rreth 9000 shishe.
Reviews
There are no reviews yet.