PIAN-DI-NOVA1

PIAN DI NOVA

Vreshtat kanë një densitet prej rreth 4500 rrenje/ha dhe gjenden në 250 metra mbi nivelin
e detit. Pas reduktimit të sasisë së prodhimit në fund të gushtit (rreth 1,5 kg/rrënjë),
rendimenti i rrushit është rreth 70 kv/ha për një sasi prej rreth 30 hl/ha.
Rrushi vilet me dorë dhe pas heqjes së kërrcejve dhe shtypjes, futet për fermentim alkolik
(rreth 10 dite), në mënyre të ndarë dhe me temperatura te kontrolluara per rreth 20 dite
qendron me bersite ne temperature 26°C ne çisterna inox-i.
Direkt pas ndarjes nga llumrat vera futet ne “barriques lisi te Alliers” te reja pas qarkullimit
te pare dhe pas fermentimit malolaktik, kryhet kupazhimi i dy
(1/3 te reja dhe 2/3 te perdorura 2 vite) varieteteve. Pas stazhonimit per 6 muaj ne “barrique”,
vera mbushet ne shishe, lihet per afinim edhe 6 muaj e pastaj tregetohet.
Vera ka ngjyre manushaqe te theksuar, e densur, me aroma te shprehura mire e te larmishme
ku spikasin erezat dhe frutat e kuqe të pjekura. Shija është e thatë, me trup të mirë
e tanine të buta, me aroma të qëndrueshme, të larmishme dhe fine.
Përshtatja me ushqimin: Sallamra të stazhonuar, rizoto me porcini, pasta me salcice, gjel deti
në furrë, djathra të stazhonuar, pica me sallamra e porcini, gulash thai noodless.
Varietetet: 75% Syrah, 25% Sangiovese
Alkoli 13,5% vol
Aciditeti total 5 g/l
Ekstrakti i thate 28,3 g/l
Ph 3,5

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “PIAN DI NOVA”

Your email address will not be published. Required fields are marked *