NERO-DI-TROIA1

NERO DI TROIA

Lloji Rrushit: 100% Nero di Troia
Vreshti ka 3,5ha rrushi Nero di Troia me sistemin mbajtës kordon me cepa në tokë të pasur, argjilore
me tendencë gëlqerore në lartesinë 70 m mbi nivelin e detit me një densitet prej 4500 bimesh per hektar.
Vjelja bëhet në fund të tetorit. Lihet mushti së bashku me bërsite për rreth 12 ditë, për të marrë
maksimimin e substancave aromatike dhe ngjyruese. Fermentimi kryhet me temperatura të kontrolluara.
Pas disa muajsh në vaskat e çementos, vera maturohet në fuci lisi 35 hl për 6 muaj, per tu stabilizuar
me pas në shishe për një periudhe 3-6 muaj para daljes në treg.
Vera ka ngjyrë të kuqe rubin e ndezur me pak nuance vjollce, me aroma të dallueshme të frutave
me lekurë të kuqe, aroma të erëzave, me trup të plote, tanine joagresive dhe të këndshem.
Këshillohet përshtatja me mish të kuq në zgara, mishi të egër furre dhe djathra të stazhonuara.
Shërbehet në temperaturën 18°C.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “NERO DI TROIA”

Your email address will not be published. Required fields are marked *