MOSSONE – Rosso Secco
Varieteti është Merlot 100% me vreshta të mbjellë në zonën Barbara, ku gjenden
kodra të buta me rreth 220 metra mbi nivelin e detit dhe me ekspozim
të shkëlqyer diellor.Sistemi mbështetës është kordon me cepa (5000 rrenje/ha).
Vjelja bëhet me dorë dhe rendimenti është 55 kv/ha.
Vinifikimi bëhet në çisterna inox-i me temperaturë të kontrolluar për rreth 2 jave
dhe me pas stabilizohet për 24 muaj në barrique.
Vera paraqitet me ngjyrë të purpurt të thellë, e dendur, me aroma shumë të shprehura,
fine e të larmishme ku dallohen vishnja, manaferra, gjethja e domates e nota balsamike.
Vera ështe e thatë, mjaft e freskët, me tanine të mira, shumë e shijshme,
shumë e qëndrueshme në aroma, ku dalin në pah vishnja, vanilja, kakao
dhe me trup të mirë.
Këshillohet me gatime mishi të kuq në prush, mish gjahu dhe djathra të stazhonuar.
Grada alkolike 15% vol.
Reviews
There are no reviews yet.