FIANO
Varieteti: 100 % Fiano
Vreshti ndodhet ne zonen e Trani-t (Bari) në 70 m mbi nivelin e detit, e cila është e
përbërë nga shtresa të perziera gëlqerore, shtufore dhe argjilore. Lloji i mbështetjes
është Gyjot me densitet prej 4500 rrenje/ha.
Vjelja bëhet në dy kohe: e para në javen e parë të shtatorit dhe tjetra në javën e
fundit të shtatorit, për të perfituar freskinë dhe aromat karakteristike të Fiano-s. Pasi
rrushi ftohet në temperaturë 7-8°C, bëhet shtrydhja e butë dhe mushti lihet për pak
orë në vakum për të mundësuar qartësim natyral, dhe pastaj fermentimi kryhet në
çisterna inox-i me temperatura të kontrolluar prej 15°C.
Stabilizimi kryhet në inox e më pas në shishe për 2 – 3 muaj. Vera e perfituar ka ngjyrë
kashte të ndezur me reflekse të gjelbert, e larmishme me aroma të frutave si dardha,
pjeshka dhe ananas. Shija është e thatë, e freskët e minerale, mjaft e ekuilibruar dhe e
qëndrueshme .
Reviews
There are no reviews yet.