AGLIANICO-ROSSO-PUGLIA11

AGLIANICO – ROSSO PUGLIA Indicazione Geografica Protetta

Zona e prodhimit është Trani (Bari, Itali), rreth 70m mbi nivelin e detit.
Varieteti është 100% Aglianico, vreshtat janë të vendosur në filare me metoden
kordon me çepa, në terrene të pasura gëlqerore dhe argjilore me densitet prej 4500 rrënjë.
Vjelja bëhet në mesin e dytë të tetorit dhe zbrujtja e bërsisë me lengun bëhet për rreth 10 ditë,
që të merren sa më shumë substanca aromatike dhe ato te ngjyrës. Fermentimi me
temperatura të kontrolluara nuk i kalon 18°C. Stabilizimi bëhet në fuci lisi prej 35 hl,
ku vera zhvillon të gjithë karakteristikat e saj në mënyrë harmonike për 12 muaj.
Me pas vera afinohet në shishe për 6 muaj para tregëtimit.
Vera paraqitet me ngjyrë shege të thellë, e dendur, e shprehur dhe e larmishme ku spikasin
aromat e kumbulles së thatë, manaferrës, piperit te zi, bajames. Vera është me trup të mirë,
elegante dhe shumë e qëndrueshme në shije. Këshillohet të pershtatet pasta me ragu mishi,
gatime të mishit të kuq në furrë e djathra të stazhonuar.
Temperatura e sherbimit – 18°C.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “AGLIANICO – ROSSO PUGLIA Indicazione Geografica Protetta”

Your email address will not be published. Required fields are marked *