PRIMITIVO PUGLIA – Indicazione Geografica Protetta
Zona e prodhimit është Trani (Bari, Itali) , rreth 70m mbi nivelin e detit.
Varieteti është 100% Primitivo, vreshtat janë të vendosur në filare me metoden kordon me çepa
në terrene të pasura gëlqerore dhe argjilore me densitet prej 4500 rrenje/ha.
Vjelja bëhet nga fundi i gushtit e deri në javën e parë të shtatorit dhe direkt mushti lihet në zbrujtje
me temperaturë të kontrolluar për rreth 10 ditë. Vinifikimi bëhet në çisterna inox-i dhe stabilizimi
bëhet në vaska çementoje, e me pas vera afinohet në fuci të mëdha lisi.
Pas mbushjes në shishe vera stabilizohet për 3 muaj të tjerë e pastaj tregëtohet.
Primitivo pershtatet më së miri me gatime të mishit të kuq në prush, tagliatele me salçiçe e pecorino
të stazhonuar. Këshillohet të shërbehet në 18°C.
Reviews
There are no reviews yet.