LAGHIGLIONE – ROSSO PUGLIA IGT
Varietetet : 60% Primitivo, 40% Syrah.
Zona e prodhimit është Trani (Bari, Itali), rreth 70m mbi nivelin e detit dhe vreshtat janë të vendosur
në filare me metodën kordon me çepa në terrene të pasura gëlqerore dhe argjilore me densitet
prej 4500 rrenje/ha.
Vjelja bëhet në mesin e parë të shtatorit dhe zbrujtja e bërsisë me lengun bëhet për pak kohe
ne temperature te ulet dhe fermentimi behet me temperature te kontrolluar per rreth 15 ditë.
Stabilizimi bëhet në vaska prej çementoje dhe më pas në fuçi lisi prej 35 hl nga 12 – 18 muaj.
Më pas vera afinohet në shishe për 3 muaj para tregëtimit.
Ngjyra e verës është rubin i thellë me nuancë vjollcë, me densitet të mirë. Aromat janë të
shprehura e të larmishme, ku spikasin ato te boronicës, kumbullës, bajames dhe piperit të kuq.
Vera është e shijshme, me strukture të mirë, taninet janë të këndshem dhe me qëndrueshmëri të gjatë.
Reviews
There are no reviews yet.