MASCHIO-DA-MONTE1

MASCHIO DA MONTE – DOC MARCHE

Varieteti është Montepulciano 100% me vreshta të mbjellë në zonën Barbara, ku gjenden
kodra të buta me rreth 250 metra mbi nivelin e detit dhe me ekspozim të shkelqyer diellor.
Sistemi mbështetës është kordon me cepa. Vjelja bëhet me dorë dhe rendimenti është 70 kv/ha.
Vinifikimi bëhet në çisterna inox-i me temperatura të kontrolluar për rreth 2 javë dhe më pas
stabilizohet për 18 muaj në barrique.
Vera paraqitet me ngjyrë të purpurt të thellë, e dendur, me aroma shumë të shprehura,
fine e të larmishme ku dallohen vishnja, karafili i tharë, arra muskat e vanilja.
Vera është e thatë, mjaft e freskët, me tanine të mira, e shijshme, shumë e qëndrueshme
dhe me trup të mirë.
Këshillohet me gatime mishi të kuq në prush, mish gjahu dhe djathra të stazhonuar.
Santa Barbara
ROSSO PICENO – SANTABARBARA
DOC
Varieteti: Montepulciano 40% e Sangiovese 60% me vreshta të mbjellë në zonën Barbara,
ku gjenden kodra të buta me rreth 250 metra mbi nivelin e detit dhe me ekspozim të
shkëlqyer diellor. Sistemi mbështetës është kordon me cepa. Vjelja bëhet me dorë
dhe rendimenti është 120 kv/ha .
Vinifikimi: Bëhet në çisterna inox-i me temperaturë të kontrolluar për rreth një jave.
Vera e përftuar stabilizohet për 6 muaj në inox e më pas për 3 muaj në shishe.
Eshtë verë me ngjyrë vjollcë te ndezur, mjaft e dëndur, me aroma frutash të kuqe si molla
starkinge, vishnja dhe lule manushaqes. Në shije është e thatë, tanike, e freskët
dhe minerale, elegante dhe e qëndrueshme.
Grada alkolike:12,50 % vol
Këshillohet me sallamra, gatime pastash në furrë, mish gjerdhi në tigan.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “MASCHIO DA MONTE – DOC MARCHE”

Your email address will not be published. Required fields are marked *