PATHOS1

PATHOS MARCHE ROSSO IGT

Varietetet: Merlot 33% , Cabernet Sauvignon 33%, Shiraz 33%
Vreshta janë të mbjellë(3,2 ha) në zonën Barbara, ku gjenden kodra të buta me rreth
220 metra mbi nivelin e detit dhe me terren shtufor, pak gelqeror e argjilor.
Sistemi mbështetes është kordon me cepa, dhe vjelja bëhet me dorë në javën e
fundit të tetorit me rendiment 55 kv/ha.
Vinifikim: Bëhet në çisterna inox-i me temperatura të kontrolluar për rreth 2 javë dhe
më pas stabilizohet për 24 muaj në barrique.
Karakteristika Organo Shijore: Eshtë verë shumë komplekse, me ngjyrë rubin të ndezur,
e dëndur, shumë fine e të larmishme, me aroma të frutave të pyllit, vaniljes dhe erëzave.
Shija është e thatë, mjaft e freskët dhe tanike, minerale, e ekuilibruar , me trup të mirë
dhe shumë e qëndrueshme.
Këshillohet të përshtatet me mish gjahu, mish qingji dhe djathra të stazhonuar.
Serviret në temperaturën 18°C.
Grada alkolike: 14,50 %

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “PATHOS MARCHE ROSSO IGT”

Your email address will not be published. Required fields are marked *