IL BORRO IGT TOSCANA 2011
Të gjitha vreshtat kanë një densitet prej rreth 4500 rrënje/ha dhe gjenden në 300 metra mbi
nivelin e detit. Pas reduktimit të sasisë së prodhimit në fund të gushtit, rendimenti i rrushit
është rreth 45 kv/ha për një sasi prej rreth 30 hl/ha.
Rrushi vilet me dorë dhe pas heqjes së kërrcejve dhe shtypjes, futet për fermentim alkolik
(rreth 10 dite), në mënyrë të ndarë dhe me temperatura të kontrolluara për rreth 20 ditë në
temperaturë 28°C.
Direkt pas ndarjes nga llumrat vera futet në “barriques lisi te Alliers” të reja.
Pas qarkullimit të parë dhe pas fermentimit malolaktik, kryhet kupazhimi i 4 varieteteve.
Pas stazhonimit prej rreth 18 muajsh në “barrique”, vera mbushet në shishe, lihet për afinim
edhe 8-10 muaj e pastaj tregëtohet.
“Il Borro” ka ngjyrë manushaqe të theksuar, e densur, me aroma të shprehura mirë e te
larmishme ku spikasin frutat e pyllit dhe erëzat . Shija është e thatë, me trup të mirë e tanine
të butë, me aroma të qëndrueshme, te larmishme dhe shumë fine.
Përshtatja me ushqimin: Këshillohen specialitetet e mishit të Toscana-s, djathra të stazhonuar,
mishrat e egër të shpendëve.
Varietetet: 50% Merlot, 35% Cabernet Sauvignon, 10% Syrah, 5% Petit Verdot
Alkoli 14% vol
Aciditeti total 5 g/l
Ekstrakti i thate 28,3 g/l
Ph 3,5
Reviews
There are no reviews yet.