AMARONE-DELLA-VALPOLICELLA-CLASSICO1

AMARONE DELLA VALPOLICELLA CLASSICO

VARIETETET : Corvina, Rondinella, Molinara, Croatina
VRESHTI : Mesatarisht 20 vjecar (përsa varietetit Corvina deri ne 35 vjet), i vendosur në sistemin e
pjergullës veroneze me sasi mbi 3300 rrenje/ha në zonën veri-perendimore te Verona-s në terren
neolitik, gëlqeroro-marmor dhe pak argjilor.
TEKNIKA E FERMENTIMIT :
Pas një përzgjedhje të vecantë dhe tejpjekje me tharje te rrushit, në fillim të shkurtit bëhet
shtrydhja e butë dhe fermentimi i ngadaltë me temperatura të kontrolluara. Pas fermentimit dhe
kullimit, vera futet në fuci lisi të mëdha për vjeterim që zgjat deri 3 vjet. 15% e sasisë së verës,
futet në “barrique” e cila ribashkohet më vonë me verën tjetër. Pas futjes në shishe, Amarone
afinohet edhe për 8 muaj të tjerë e pastaj është gati për tregëtim.
KARAKTERISTIKA ORGANOSHIJORE :
Ngjyrë shege të thellë, shumë e shprehur dhe e larmishme, fine dhe e qëndrueshme, me aroma
të frutave të tejpjekura, marmelatës së kumbullave, erëzave, duhanit dhe lehtësisht të lëkures.
KËSHILLIME:
Rekomandohet për pjatanca shumë të strukturuara, gatime të mishrave të kuq në furrë, gatime
saci dhe mishra gjahu e djathra të stazhonuar. Temperatura e shërbimit: 18-20 °C Alkoli: 15,10
Mbetja sheqerore: 7 gr/lt Aciditeti total: 5,65 Ekstrakti i thate: 32,40 gr/lt

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “AMARONE DELLA VALPOLICELLA CLASSICO”

Your email address will not be published. Required fields are marked *