AMARONE DELLA VALPOLICELLA
Amarone Classico Bertani është vera ekselente e përhershme, shprehje e nje lloji unik që Bertani ndjek me një
dedikim të pakrahasueshëm.
Stili klasik i kësaj vere mbetet gjithnje aktual, prodhuar me varietetet Corvina e Rondinella të kodrave të zonës
Villa Novare në Valpolicella Classica në vreshtat e seleksionuar vetëm për prodhim për tejpjekje e tharje.
E prodhuar nga Bertani që nga 1958, Amarone Classico Bertani përfaqson harmonine perfekte ndërmjet kohës,
natyrës dhe njeriut.
Tharje e rrushit të vendosur në një shtresë të vetme të drunjtë në mënyrë natyrale, stazhonimi në fuci të mëdha
lisi të seleksionuar, për të paktën 6 vjet si dhe përdorimi i teknikave me avangarde enologjike e bejne
Amarone-n verën nga më të qëndrueshmet në botë.
VARIETETI : Corvina e Rondinella me sistem mbështetes gujot me rreth 5000 rrenje/ha
ZONA E PRODHIMIT : Tenuta Villa Novare ne Abrizzano di Negrar, ne zemër të Valpollicella Classico me një
nëntokë marmo-gelqerore në lindje, dhe miks i mbështetur në shtresa gurësh gëlqeror në perëndim.
VERERIMI: Vjelja bëhet me dorë javën e dytë të shtatorit dhe pas një seleksionimi të kujdesshëm, rrushi
vendoset mbi shtresë të drunjteë në vende të caktuara i hapur, dhe thahet në mënyrë natyrale për rreth 120
ditë .
Nga mesi i janarit fillon procesi i shtrydhjes dhe pasi lengu lihet me bërsinë 4-5º C e cila zbruhet, fillon procesi i
fermentimit të ngadaltë në temperaturë rreth 18º C për rreth 50 ditë.
Me këtë metodë arrihet të perfitohen ato alkole superiore dhe ato aroma kaq elegante.
Amarone Classico Bertani stazhonohet në fuci 60 hl për 6 vjet dhe pastaj të paktën 12 muaj në shishe para
tregëtimit.
KARAKTERISTIKA ORGANO SHIJORE: Amarone Classico Bertani është verë me ngjyrë rubin të thellë, më
tendencë shege, e densur, e shprehur dhe shumë e larmishme; me aroma kumbulle të tejpjekur, qershie dhe
bajame të thatë, aroma te gjethes së cajit jeshil , erëzash dhe rrënjës likuiricia.
Në shije rikthehen aromat e frutave të pjekura me lekurë të kuqe, vanilja, gjethe e duhanit dhe erëzat.
Kjo verë është e rënde, e plotë, me qëndrueshmëri të gjatë dhe shumë e larmishme. Eshtë një nga verërat me
harmoni të plotë.
Këshillohet përshtatja e saj me gatime mishi te kuq dhe gjahu, tartufi dhe kerpurdhash porcini, djathrash të
stazhonuar dhe shërben si verë meditimi.
Reviews
There are no reviews yet.