VILLA-NOVARE-OGNISANTI1

VILLA NOVARE OGNISANTI

E merr emrin nga kisha e vogël që ndodhet brënda vreshtit të Tenuta-s Villa
Novare, në Valpolicella Classica. Zona e mirënjohur dhe ekspozimi i vreshtit i japin
vecanti kësaj vere, prodhuar me varietetet Corvina e Rondinella të kodrave të
zonës Villa Novare.
VARIETETI : Corvina e Rondinella me sistem mbështetes gujot me rreth 5000
rrenje/ha dhe vreshti gjendet në terren marmo-gelqerore, në shtresa gurësh
marmor që ndihmojnë në drenazhim.
Vjelja bëhet me dorë javën e dytë të tetorit dhe pas një seleksionimi të
kujdesshëm, rrushi i nënshtrohet procesit të shtrydhjes e zbrujtjes së gjate; pastaj
fillon procesi i fermentimit të ngadaltë në temperaturë rreth 20º C. OGNISANTI
stazhonohet në fuci të lisit francez (barrique) për 18 muaj dhe 6 muaj në shishe.
KARAKTERISTIKA ORGANO SHIJORE: Valpolicella Classico OGNISANTI është
verë me ngjyrë rubin të thellë me tendencë shege, e dendur, e shprehur dhe e
larmishme; me aroma qershie të tejpjekur, vishnje,boronice dhe erezash. Në shije
rikthehen aromat e frutave të pjekura me lekurë të kuqe, vanilja, erezat dhe violat
e thata. Kjo verë e plote në trup, me qendrueshmëri të gjatë dhe e larmishme
këshillohet të pershtatet me gatime mishi të kuq, shpende gjahu, kerpurdhash
porcini e djathrash të stazhonuar.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “VILLA NOVARE OGNISANTI”

Your email address will not be published. Required fields are marked *