TREBBIANO VIGNAQUADRA D’ABRUZZO DOC
Varieteti: Trebbiano d’Abruzzo 100% . Eshtë më i perhapuri në këtë zonë dhe vreshtat
janë të pozicionuar në juglindje. Terreni është i përzier gëlqeror, brun e argjilor dhe
rendimenti është 70 kv/ha. Vjelja bëhet me dorë në dhjetë diteshin e fundit të shtatorit.
Fermentimi kryhet me temperatura të kontrolluara dhe stabilizimi prej 6 muajsh
kryhet në serbatorë inox-i.
Alkoli 13,50% vol
Aciditeti total 5,80 g/l
Aciditeti volatil 0,36 g/l
PERSHKRIMI: Ngjyra e verdhe kashte me reflekse jeshile. E shprehur dhe e larmishme
me aroma fine ku ndihet era e mollës majoshe, ananasit, kamomilës dhe manit të bardhë.
Shumë e strukturuar, e freskët, e shijshme dhe shumë e qëndrueshme .
Këshillohet me gatime molusqesh, të peshkut në furrë, gatime pule në
furrë e djathra të stazhonuar.
Reviews
There are no reviews yet.