POLISSENA1-IGT-TOSCANA-2011

POLISSENA IGT TOSCANA 2011

Vreshtat nga ku prodhohet kjo verë, Politi kanë një densitet prej rreth 4500 rrenje/ha dhe
gjenden në 300 metra mbi nivelin e detit. Pas reduktimit të sasisë së prodhimit në fund të
gushtit(rreth 1 kg/rrenje), rendimenti i rrushit është rreth 45 kv/ha për një sasi prej rreth 30 hl/ha.
Rrushi vilet me dorë dhe pas heqjes së kercejve dhe shtypjes, futet për fermentim alkolik
(rreth 10 dite) në mënyre të ndarë dhe me temperatura të kontrolluara për rreth 20 ditë
në temperaturë 28°C.
Direkt pas ndarjes nga llumrat vera futet në “barriques lisi te Alliers” të reja pas qarkullimit
të parë dhe pas fermentimit malolaktik. Pas stazhonimit për rreth 12 muajsh në “barrique”,
vera mbushet në shishe, lihet për afinim edhe 6 muaj e pastaj tregetohet.
Polissena ka ngjyre rubin të theksuar, e densur, me aroma te shprehura mirë e të larmishme
ku spikasin frutat e pyllit dhe erëzat . Shija është e thate, me trup e tanine të mira, me aroma
të qëndrueshme, të larmishme dhe shumë fine.
Pershtatja me ushqimin: Këshillohen specialitetet e mishit të Toscana-s, djathra të stazhonuar,
mishrat e egër të derrit dhe lepurit.
Varietetet: 100% Sangiovese
Alkoli 14% vol
Aciditeti total 5,5 g/l
Ekstrakti i thate 29,5 g/l
Ph 3,45

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “POLISSENA IGT TOSCANA 2011”

Your email address will not be published. Required fields are marked *