Barolo-Pietrin-D.O.C.G1.

Barolo Pietrin D.O.C.G.

Vreshti është i eksozuar në juglindje në zonën kodrinore në Monfore
d’Alba – Novello – Castiglione Falletto dhe varieteti është Nebbiolo
–Michet, dhe terreni është i errët, mjaft plastik dhe i pasur me
argjile.Vjelja bëhet me dorë rreth mesit të tetorit ku rendimenti është
rreth 80 kv/ha.
Vera prodhohet me teknikën tradicionale në çisterna inox-i me
temperaturë të kontrolluar dhe me zbrujtjen e lëkurave për rreth 15
ditë. Stabilizimi bëhet në fuci lisi francez mesatare (20-30 hl) për 24
muaj. Pas mbushjes në shishe vera afinohet për 12 muaj.
Vera ka ngjyrë rubin të ndezur me reflekse tulle, me aroma të
shprehura e shumë të larmishme, ku spikatin aromat e frutave të
pyllit, erëzave, vaniljes dhe lëkurës. Ka trup të mirë, taninet janë të
fortë dhe shija është shumë e qëndrueshme. Këshillohet me gatime
të patës në furrë, djathra te stazhonuar e rosto viçi.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Barolo Pietrin D.O.C.G.”

Your email address will not be published. Required fields are marked *