COLLEFRISIO1

COLLEFRISIO DI COLLEFRISIO MONTEPULCIANO D’ABRUZZO DOC

Terreni : I përzier gelqeror, shtufor e argjilor i kodrave të zonës Frisa, e cila
favorizohet nga rrymat e ajrit nga Apeninet qendrore për nëe detin Adriatik.
Sistemi mbështetës është i përzier: pjergull dhe kordon me çepa. Vjelja bëhet
me dorë në javën e fundit të tetorit dhe rendimenti është rreth 50 kv/ha.
Vera fermentohet me tekniken tradicionale dhe me temperatura të kontrolluara,
bërsitë mbahen në kontakt me mushtin për 20 ditë. Stabilizimi bëhet në fuci
lisi për 24 muaj dhe më pas afinimi bëhet për 12 muaj në shishe.
Grada alkolike: 14,50% vol
Ngjyra: E kuqe shegë e thellë.
Aroma: Dallohen frutat e pyllit, manaferre, piperi i zi, shega, vishnja e tharë,
karafili dhe aroma e tartufit.
Eshtë verë e thatë, mjaft e butë, tanike, shumë e shijshme, elegante
dhe e qëndrueshme. Dallohet për një strukturë të mirë.
Këshillohet të përshtatet me mish të kuq në prush, mish gjahu
në “salmi” e djathra shumë të stazhonuar.

Categories: ,