SORLEONE1

SORLEONE CHIANTI CLASSICO D.O.C.G.

Chianti Classico “Sorleone” prodhohet me Sangiovese-n e seleksionuar të vreshtit
(4500 – 5000 rrenje/ha), që ndodhet në zonën Villa a Sesta, Castelnuovo Berardenga,
afër Siena-s.Terreni është i ekspozuar ndaj diellit në Juglindje në lartesinë
450 m mbi nivelin e detit dhe
janë terrene me nëntokë të perzier argjiloro-gëlqerore.
Varieteti: Sangiovese 100%
Rendimenti: 60 kv/ha rrush me rendiment rreth 40 hl verë
Vinifikimi: Rrushi vilet me dorë dhe para shtrydhjes riseleksionohet në tryeza të posaçme.
Fermentimi alkolik kryhet në “tine” pjesërisht konike me temperaturë të kontrolluar
prej 27°C për 7-10 dite dhe ndiqet nga zbrujtja me bërsinë për 10 ditë të tjera.
Stazhonimi dhe afinimi bëhet për 12 muaj në “ barriques” të reja dhe pastaj 12 muaj
të tjerë në fuci të mëdha lisi. Pas mbushjes në shishe, vera afinohet edhe rreth
12 muaj të tjerë në shishe , pastaj tregëtohet.
Karakteristikat organoshijore: Vera ka ngjyrë rubin të thellë dhe paraqitet e dendur.
Aromat e saj janë shumë të shprehura dhe të larmishme, ku spikasin eteri, lulet e thara,
qershia, frutat e thata, piperi jeshil, kanella dhe vanilja. Në shije vera paraqitet me strukturë
të mirë, shumë e qëndrueshme, elegante dhe e ekuilibruar.
Pershtatja me ushqimet: Shprehet shumë mirë me sallamra e djathra të stazhonuar,
shpendë të egër e gatime mishi të kuq në furrë. Temperatura e sherbimit këshillohet 18°C.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “SORLEONE CHIANTI CLASSICO D.O.C.G.”

Your email address will not be published. Required fields are marked *