barbaresco2

Barbaresco

Është një nga varietetet më të famshme në botë i rrushit Nebbiolo,
ku rreth viteve ‘800 u zhvillua në zonat e Barbaresco, Neive, Treiso
dhe San Rocco Senodelvino te komunës së Alba’s në Piemonte.
Është i përhapur vetëm në terrenet më të shquara të këtyre zonave.
Vjelja bëhet me dorë pas pjekjes së plotë të rrushit dhe fermentimi
bëhet sipas traditës së Piemonte-s duke lënë bërsitë me lëngun për
rreth 15 ditë në temperaturë e 27-29 ºC. Pasi kryen edhe fermentimin
malolaktik, vera stazhionohet per 18 muaj në fuçi të mëdha lisi dhe 6
muaj në shishe.
Është verë me ngjyrë shege me tendence portokalli, e dendur, e
shprehur me aroma shumë komplekse, ku ndjehen ato te lules së
vjollcës, etere, erëzat, likuricia dhe vanilja. Në shije është verë e
thatë, tanike, me trup të mirë dhe shumë e qëndrueshme.
Këshillohet të përshtatet me gatime mish të kuq furre, djathra të
stazhionuar e mish gjahu në furrë .

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Barbaresco”

Your email address will not be published. Required fields are marked *