DUE-UVE1

DUE UVE – BERTANI secco

Varietetet Pinot Grigio e Sauvignon Bianco janë të parët varietete të bardha
ndërkombetare të mbjella nga BERTANI dhe koncepti i Due Uve është sinteza e
harmonisë ndërmjet ketyre varieteteve.
VARIETETET : Pinot Grigio 50% dhe Sauvignon Blanc 50% të vendosur në filare në
sistemin kordon me çepa me nga 5.000 rrenje/ha. Vreshtat ndodhen në zonën e
Soave-s në terren të shkrifët të përzier dhe me origjinë vullkanike. Vjelja bëhet
ditët e para të shtatorit dhe fermentimi bëhet në çisterna inox-i me temperaturë
14 – 16 ºC. Stabilizimi bëhet gjithashtu në inox dhe afinimi për rreth 3 muaj bëhet
në shishe. Vera ka ngjyrë kashte të qartë me aroma lulesh e erëzash si selinoja,
lulja e elderës, aroma e pjeshkës dhe ajo e mentes seë butë. Eshtë verë e freskët,
e shijshme dhe minerale, e mirëekuilibruar dhe e qëndrueshme në shije.
Eshtë shumë e këshillueshme si aperitiv, me gatime pastash delikate peshku dhe
mishra të bardhë.

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “DUE UVE – BERTANI secco”

Your email address will not be published. Required fields are marked *