AMARONE-RISERVA-DEL-BACCO1

AMARONE RISERVA DEL BACCO

Vetëm në vitet më të mira bëhet i mundur seleksionimi i varieteteve për prodhimin e një Amarone akoma më të
plotë, më të rënde në trup dhe më të theksuar në aroma – Riserva del Bacco.
VARIETETET : Corvina, Rondinella, Molinara, Croatina
VRESHTI : Mesatarisht 20 vjecar (persa varietetit Corvina deri ne 35 vjet), i vendosur në sistemin e pjergullës
veroneze me sasi mbi 3000 rrenje/ha në zonën veri-perëndimore të Verona-s në terren neolitik, gëlqeroro-marmor
dhe pak argjilor.
TEKNIKA E FERMENTIMIT:
Pas një përzgjedhje të veçante, tejpjekje dhe tharje të rrushit, në fillim të shkurtit bëhet shtrydhja e butë dhe
fermentimi i ngadaltë me temperatura të kontrolluara. Pas fermentimit dhe kullimit, vera futet në fuci lisi të mëdha
për vjeterim që zgjat deri 5 vjet. 15% e sasisë së verës, futet në “barrique” e cila ribashkohet më vonë me verën
tjetër. Pas futjes në shishe, Amarone afinohet edhe për një vit tjetër e pastaj është gati për tregëtim.
KARAKTERISTIKA ORGANOSHIJORE:
Ngjyrë shege të thellë, shumë e shprehur dhe e larmishme, fine dhe e qëndrueshme, me aroma të frutave të
tejpjekura, erezave, duhanit dhe lehtësisht të lëkures.
KËSHILLIME:
Rekomandohet për pjatanca shumë të strukturuara, gatime të mishrave të kuq në furrë, gatime zgare, mishra gjahu
e djathra të stazhonuar. Ideale edhe për t’u konsumuar si verë meditimi.
Temperatura e shërbimit: 18-20 °C
Alkoli: 15,20
Mbetja sheqerore: 7 gr/lt
Aciditeti total: 5,65
Ekstrakti i thate: 34,40 gr/lt
Nr. max i shisheve te prodhuara: 3500

Categories: ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “AMARONE RISERVA DEL BACCO”

Your email address will not be published. Required fields are marked *